Arrestohet një person i dyshuar pasi plagosi dy persona në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ”, raporton Arbresh.info.
Menjëherë pas marrjes së informatës, policia del në vendin e ngjarjes.
Policia merr informatën se para se të ndodhte plagosja e dy personave, fillimisht disa persona kanë pasur përleshje, ku ёshtё përdorur edhe arma e zjarrit.
Kurse dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin Rajonal nё Pejё.
Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati./Arbresh.info/
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella