Arrestohet një femër pasi u kap me policët

09:49 | 21 Maj 2020
M. A.

Një femër është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që e njëjta ka fyer dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës, raporton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë në orën 17:15.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka fyer dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e PK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale