Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 72 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Policia njofton se ai ishte i dënuar me katër muaj burgim.
“Me datën 07.03.2024, rreth orës 15:45 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme. ’’ me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...