Autoritetet e policisë kufitare të Serbisë dyshohet se kanë arrestuar të mërkurën një 46 vjeçar nga Kosova.
Mësohet se i njëjti ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh ku pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e kanë vë në pranga A.P nga Pozharani.
Burime të të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thënë se A.P është arrestuar për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”.
Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007 por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë e A.P ka përfunduar në dosjet e Serbisë./klankosova
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...