Një 52-vjeçar është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në Vushtrri, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Siç thuhet në njoftim, policia ka ndaluar veturën e tij në një pikë kontrolli rreth orës 03:00, dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë dhe një mjet i mprehtë brisk.
“Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është inetrvistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...