Policia Rajonale e Ferizajt gjatë patrullimit në rrugën “Ramadan Rexhepi”, kanë ndaluar një 19-vjeçar, tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë narkotike të marihuanës.
Në njoftim thuhet se është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy fishek, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese me substanca narkotike, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës, përcjell Arbresh.info.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve, ndërsa pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e tij, ku është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore./Arbresh.info

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit