Janë arrestuar tre persona nga Policia e Kosovës në Prizren, dy shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas i Kosovës, të cilët në bashkëveprim kanë transportuar nga Shqipëria për në Kosovë sasi të narkotikëve, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, sasia e përgjithshme e narkotikeve që u janë konfiskuar është 93 kilogram e 249 gr, një peshore, 622 euro para kesh, 6700 lekë para të Shqipërisë dhe dy automjete me të cilat është transportuar malli i konfiskuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë
“Fsh.Tupec, Prizren 03.06.2022 – 14:45. Pas një pune hetimore njësia e hetimeve të narkotikëve ka arrit që t’i ndalojë dhe të arrestojë dy te dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë dhe një i dyshuar mashkull kosovar të cilët në bashkëveprim kanë transportuar nga Shqipëria për në Kosovë sasi të narkotikëve të llojit marihuanë rreth 181 paketime, sasia e përgjithshme e konfiskuar e narkotikëve është 93 kilogram e 249 gr, një peshore, 622 euro para kesh, 6700 lekë para të Shqipërisë dhe dy automjete me të cilat është transportuar malli i konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin