Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente në mënyrë që të udhëtojnë jashtë vendit.
Sipas njoftimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre (3) persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Prishtinë, 22 dhjetor 2021,
Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre (3) persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre (3) personat e dyshuar pas arrestimit janë derguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare./arbresh.info/



“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...