Sot është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market, transmeton arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info, e ka bërë të ditur Zëdhënësia për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Prishtinë, 2 tetor 2021-Sot, rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market.
Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.
Personat e dyshuar :
-A.K, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-B.N, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.”/arbresh.info/

Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...