Dy persona janë arrestuar të hënë mbrëma në Mitrovicë pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Nystret Musa” me ç’rast ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit ne posedim dhe gjatë bastisjes ne shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishek
– Një (1) pistoletë me 20 fishek
-Një (1) armë AK 47 me 26 fishek
-Një (1) kafkë te pistoletës dhe
-Njëqindenëntëdhjetë (190) fishek të kalibrave te ndryshëm.
“Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, ndaj të dyshuarëve është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ,,Përdorim i armës, dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...