Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të premten ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, në fshatin Runik të Skenderajt.
“I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç.,anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e zyres së Prokurorit të Shtetit.
Në komunikatë theksohet se Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.
Ndryshe, procesi zgjedhor në Kosovë është përcjellë me disa parregullsi sidomos gjatë fazës së numërimit të votave, atyre me vonesë nga diaspora si dhe pjesa e administrimit teknik gjatë ditës së zgjedhjeve.
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...