Arrestimet e sotme në rastin ‘Subvencionet”, Prokuroria dhe Policia japin detajet

16:55 | 30 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Prokuroria dhe Policia kanë mbajtur sot një konferencë për media për rastin ‘Subvencionet’, pas arrestimeve të disa personave sot para disa orëve.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Rafet Halimi ka bërë të ditur se në aksionin e sotëm janë arrestuar 21 të pandehur në pesë komuna të ndryshme, raporton arbresh.info

“Janë arrestuar 21 të pandehur për veprën e dyshimit: marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdornim të detyrë zyrtare, ushtrim i ndikimit, realizimi i përmbajtjes së rrem, si dhe mashtrim me subvencione”, ka deklaruar Halimi.

Nga 21 persona që janë arrestuar, 14 prej tyre janë zyrtarë te Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

“Nga 21 persona që janë arrestuar, 14 prej tyre janë zyrtarë te Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë si dhe disa zyrtare nëpër komuna të Kosovës. Shumica prej zyrtarëve të arrestuar janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrejshme”, ka thënë Halimi.

Prokurori ka njoftuar se aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente dhe do të vazhdojë edhe më tej, teksa vlera e dëmit kalon mbi 1 milion euro.

Kurse Shefi i Hetimeve në Policinë e Kosovës, Arben Paqarizi ka deklaruar se në këtë hetim janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve, prandaj edhe është realizuar ky aksion në pesë komuna.

“Operacioni i sotëm është realizuar në bashkëpunim Prokurorinë e Shtetit dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ky aksion nga Policia e Kosovës është mbështetur me njësite të veçanta dhe mund të konfirmoje se ky hetim ka zgjatë disa muaj, është vazhdimësi e rastit të koduar ‘Subvencioni””, ka thënë Paqarizi.

Në këtë hetim janë siguruar provat e mjaftueshme ndaj të dyshuarve prandaj është bërë ky operacion në pesë (5) komuna

“Në këtë hetim janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve prandaj është bërë ky aksion në pesë komuna. Ai gjithashtu ka thënë se ky rast konsiderohet kompleks dhe mjaft i veçantë”, ka thënë tutje Paqarizi./arbresh.nfo/

Shpërndaje në rrjete sociale