Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun teknik, Avni Arifi, ka bërë me dije se pala serbe nuk po tregon gatishmëri për mbajtjen e takimeve të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re”, ai ka thënë se kanë kërkuar nga BE’ja dhe vendet anëtare të saj t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjeve por, sipas Arifit, të gjitha kërkesat kanë hasur në veshë të shurdhër.
Ai ka vlerësuar se një bashkim i forcave politike të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është i domosdoshëm.
Sipas tij, duhet të gjendet formula e duhur në mes të pozitës dhe opozitës që dialogu të përfundojë sa më shpejt dhe suksesshëm.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...