Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot forumin zgjedhor tw Gruas nw Skenderaj ku kryetare e kwtij forumi u zgjodh Ardita Ferati.
Në mesin e shumë mysafirëve të pranishëm, për ta përcjellur këtë Kuvend Zgjedhor nga afër kishte ardhur edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, z.Agim Bahtiri, ndërsa nga qendra të pranishëm ishin edhe koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, z.Vesel Makolli, Sekretarja Organizative e partisë, znj.Rejhan Vuniqi, koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR znj.Mirlindë Gashi dhe shumë mysafirë të tjerë.
Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës z. Musa Dërvishaj, i cili fillimisht falënderoi gratë e Skenderajt që kanë zgjedhur AKR- në për realizimin e aspiratave të tyre. Duke i uruar Kuvendit punë të mbarë, koordinatori i degës ju premtoi të pranishmeve përkrahje maksimale në realizimin e projekteve për fuqizimin e pozitës së gruas përmes AKR-së. “Programi i AKR-së është programi më i mirë i mundshëm në Kosovë dhe këtë do ta realizojmë në krye me presidentin Behgjet Pacolli”, tha ai.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në Skenderaj është zgjedhur Ardita Ferati.
Kryetarja e sapozgjedhur i ka falënderuar delegatet për besimin e dhënë, duke premtuar angazhim më të madh në inkurajimin e grave për pjesëmarrje më të madhe në jetën institucionale si dhe në të gjitha fushat tjera relevante.
Kuvendin e ka përshëndetur edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Mirlindë Gashi, e cila tha se ka shumë punë për t’u bërë nëse duam ta ndryshojmë realitetin në Kosovë. Gashi ka thënë se gratë duhet ta përkrahin njëra tjetrën dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes zgjidhjeve që i ofron programi i AKR-së./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK