Arben Gashi kërkon të miratohet Ligj i veçantë për mbrojte nga tërmetet

18:15 | 1 Dhjetor 2019
A Z

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, po thotë se të gjitha komunat e Kosovës, veçanërisht ajo e Prishtinës, duhet të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik

Përmes një statusi në Facebook, Gashi ka shkruar se për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para si dhe mbindërtimet.

“Komunat e Kosovës, veçanërisht komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmiologjik. Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë-në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet. Ndërsa, në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore”, ka shkruar Gashi.

Ai thotë se Qeveria e re dhe Kuvendi duhet të nxjerrin një ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, duke përfshirë këtu vlerësimin e sigurisë së ndërtesave.

Shpërndaje në rrjete sociale