Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është çështje e Parlamentit të Kosovës nëse do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por, sipas saj, në parim zgjedhjet e parakohshme ndërpresin proceset që fillohen nga një qeveri.
“BE-ja i përcjell të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, ky është funksioni ynë në këtu”, ka thënë Apostolova.
“Thashethemet lidhur me zgjedhjet e parakohshme po dëgjohen tash e një kohë. Zgjedhjet e parakohshme në parim ndërpresin reformat dhe proceset që janë duke u zhvilluar. Por ato janë edhe mjet demokratik për të cilat Kuvendi mundet të zgjedhë”.
“Prandaj theksoj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të ndërpresin reformat. E dimë sa kohë është dashur të formohet kjo qeveri dhe shqetësimi im është që mos ndërpriten reformat”./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK