Millosh Antoviç, i njohur me nofkën “Xhaja”, ka pranuar fajësinë për një sërë veprash penale, përfshirë sulmin ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023, gjatë një proteste ku u plagosën disa ushtarë ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale dhe Antoviç kanë arritur një marrëveshje për pranim të fajësisë, të cilën ai e ka konfirmuar para gjykatësit, duke deklaruar se e ka kuptuar dhe pranuar përgjegjësinë, si dhe ka hequr dorë nga e drejta për një gjykim të rregullt dhe paraqitjen e dëshmitarëve apo provave.
Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ai ngarkohet me katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale, huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 mars të këtij viti.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend