Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se zëvendësministri Rexhep Kadriu ka pritur në takim delegacionin austriak të kompanisë ajrore “Eurowings” dhe “Lufthansa Group”
Temë kryesore e këtij takimi ishte rritja e afarizmit ajror dhe fluturimeve, e për të cilën kompania “Eurowings” tashmë operon në Kosovë, por që synon stacionimin edhe të një aeroplani të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe angazhimin e një ekuipazhi vendor.
Me startimin e operimit të këtij aeroplani, do të rritet edhe zhvillimi ekonomik i vendit, ngase do të bëhet i mundur punësimi i të rinjëve kosovarë, ku për çdo fluturim do të punësohen nga tridhjetë pjesëtarë ekuipazhi. Përveç kësaj, në të ardhmen synohet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 300, të trajnohen profesionalisht dhe të jenë të gatshëm të punojnë edhe nëpër destinacione të tjera nëpër botë.
Zëvendësministri Kadriu, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pohoi se një gjë e tillë, përveçse do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve të resurseve humane të Kosovës, gjithashtu do të luante një rol shumë të rëndësishëm edhe në stimulimin e tregut dhe zbritjen e çmimit të aviobiletave.
Në këtë mënyrë, MIT do të jetë e gatshme të mirëpres çdo kërkesë të parashtruar nga autoritetet austriake, si dhe të ofrojë çdo lloj mundësie brenda kompetencave të saj, deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes me kompaninë në fjalë. /GazetaExpress/
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...