Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bënë homazhe fillimisht te Statuja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Prishtinë, pastaj te varrezat e familjes Jashari, në Prekaz, dhe Kulla e Isa Boletinit, në Mitrovicë, ndërkaq zëvendëskryeministrja Redzepi bëri homazhe edhe te Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Prizren.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u shpreh krenar për të gjithë ata që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetëmohim ashtu që ne sot të gëzojmë lirinë që e kemi, thuhet në komunikatën për media.
Ai po ashtu tha se duhet të reflektojmë për obligimet që ende nuk i kemi përmbushur, duke dhënë zotimin që do të punohet çdo ditë të vitit që zotimet e heronjve tanë të realizohen përfundimisht.



Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C