Dushan Janjiq, analist dhe drejtues i Komitetit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike ka thënë se arrestimi i Thaçit në Serbi ka qenë një goditje e rëndë për politiken në Serbi.
Ai ka thënë për “Vestin” se arrestimi i Nehat Thaçit, komandant i policisë në Rajonin e Mitrovicës, ka qenë një skandal që do t’i kushtojë në negociata me BE-në, transmeton Koha.net.
Thaçi ishte arrestuar në Konçul dhe dyshohej se më 1999 kishte kërcënuar një familje serbe në Lipjan, të cilët ishin larguar më pas. E dëshmitarët thanë se nuk ishte kërcënuesi Nehat Thaçi dhe gjykata e liroi.
Ai më tej përmend edhe një fakt tjetër, që paraqet më së miri që shteti i Serbisë nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Hetimi për Nehatin dhe vëllanë e tij Agimin janë nisur nga Prokuroria e Lartë Publike e Prishtinës, e zhvendosur në Nish. Urdhri u lëshua nga kjo gjykatë e zhvendosur, e cila sipas marrëveshjeve të Brukselit duhej të ishte e mbyllur prej dy vitesh”, ka thënë Janjiq.
“Kjo pakujdesi ka zbuluar disa gjëra të pakëndshme për Serbinë. Së pari, kjo do të thotë se ne nuk respektojmë marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Drejtësisë do të duhej që të qartësojë paralelizmin në përbërjen e saj, sepse është shumë e rrezikshme për Serbinë”, ka shtuar Janjiq.
Janjiq konkludon se sistemi gjyqësor serb nuk kontrollohet as nga Qeverinë, as nga Gjykatën Supreme, as nga Prokurorinë e Krimeve të Luftës, por kontrollohet nga dikush tjetër.
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...