Lori E. Amy, profesoreshë në Georgia Southern University nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), tha se ka ardhur në Shqipëri në vitin 2009 dhe ka pasur punë hulumtuese me ish të burgosurit e komunizmit në Shqipëri.
Ajo tani është e angazhuar në organizatën OTTOnomy.
“Misioni i saj është që të restaurojë platformën sociale që duhet të riparohet nga traumat. Duhet të kthehet vlera dhe të bëhemi më të gatshëm që të kemi histori të plotë të kombit”, theksoi ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Profesoresha Amy bëri me dije se ka përgatitur një libër për traumën.
“Jemi duke hulumtuar për këtë libër. Ky libër ka ndryshuar radikalisht. Një pjesë e librit apo kaptinë lidhet me “Dashurinë radikale”, tha ajo.
Sipas saj ajo ka qenë shpesh edhe në Kosovë.
“Kam pasur rastin të takojë shumë njerëz në Kosovë. Në vitin 2012, kam sjellë një grup në Kosovë. Ata janë të prekur se çka kanë përjetuar kosovarët. Vendi është duke ndërtuar identitetin”, theksoi Amy.
Profesoresha amerikane theksoi se Shqipëria e Kosova kanë identitet të përbashkët të shqiptarisë.
Ajo ka folur për Shqipërinë që sot nuk njihet shumë në botë.
“Të gjithë e dimë ku është Greqia, kurse për Shqipërinë nuk kanë njohuri. Bregdetin Shqipëria e ka më të bukurinë. Shqipëria është në qendrën e lindjes së civilizimit perëndimor”, tha ajo.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...