Ambasadorja gjermane: Zgjedhjet të mbahen në vitin 2018

11:50 | 16 Nëntor 2016
M. A.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në vitin 2018, ashtu siç edhe janë të parapara në mënyrë të rregullt.

Viets, tha se nëse zgjedhjet mbahen më herët sesa afati ligjor, Kosova do të ketë ngecje në të gjitha reformat në të gjitha fushat.

Këto komente ambasadorja Angelika Viets, i bëri gjatë lansimit të projektit “Forcimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, projekt ky i cili përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe shteti i Gjermanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale