Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka vizituar të mërkurën Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku është pritur nga rektori, Alush Musaj.
Në takim është biseduar për sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë, i cili edhe pse i ri, ka arritur të konsolidohet shpejtë.
Rektori Musaj, tha se tradita e gjatë akademike në qytetin e minatorëve, ka bërë që Universiteti i Mitrovicës vetëm dy vjet pas themelimit të tejkaloj sfidat si universitet i ri.
“Stafi që kemi pasur në fushat teknike ka bërë që mos të kemi probleme të kësaj natyre, prandaj kjo na ka ndihmuar që universiteti ta marr veten shpejt pas themelimit”, ka thënë Musaj.
Ai e njohu ambasadoren edhe për fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar që ka Universiteti i Mitrovicës.
“Kemi bashkëpunime me dhjetëra universitete në rajon, Evropë dhe Amerikë. Bashkëpunojmë edhe me një numër universitetesh në Gjermani dhe jemi të interesuar që ta intensifikojmë bashkëpunimin, sidomos me universit etet që kanë programe të përafërta me ato që ka Universiteti i Mitrovicës”, tha rektori Musaj.
Në anën tjetër, ambasadorja gjermane, Angelika Viets, ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunim e frytshëm që ka ky universitet me universitetet gjermane. Ajo premtoi të mbështes Universitetin e Mitrovicës në realizimin e këtyre projekteve që janë në të mirë të studentëve dhe profesorëve.
Pas takimit me rektorin Musaj, ambasadorja gjermane ka mbajtur një ligjëratë para senatorëve, profesorëve dhe studentëve, për integrimet evropiane të shteteve të Ballkanit.
“Politika jonë është e orientuar në atë drejtim që të mbështes të gjitha vendet e Ballkanit, në mënyrë që ato të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Viets.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...