Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re.
Me këtë rast Orlando thotë se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...