Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.
“Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të pa politizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, shkroi Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Ndonëse ai nuk përmendi ndonjë rast konkret, postimi i tij vjen në kohën kur serbja Dragica Gasic po përpiqet që të kthehet në Gjakovë.
Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasic.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...