Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka mirëpritur takimin e thirrur sot nga Ambasada Amerikane ku është diskutuar për Asociacionin.
Abbott ka thënë se Qeveria duhet të ketë progres në këtë drejtim.
“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasada Amerikane dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes Dialogut, Kosova është angazhuar për themelimin e një Asociacioni dhe palëve u takon të pajtohen formën dhe kohën e themelimit të saj. Ne inkurajojmë qeverinë që të bëjë progres në të dyja. Një organ i tillë nuk është vetëm angazhim ndërkombëtar, por ofron mundësi edhe për serbët kosovarë që të jenë pjesë e pandashme e Kosovës. Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Nuk ka diskutim për krijimin e një enklave mono-etnike” shkruan Abbott në reagim./arbresh.info/
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...