Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Pas zyrtarizimit të njohjes, ka reaguar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Vendosjen e këtyre marrëdhënieve, kjo ambasadë po e sheh si konfirmim se Kosova është shtet dhe realitet i patjetërsueshëm.
Postimi i plotë:
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?? për të gjithë mbështetjen!
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë