Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se personat me vendbanim në Kosovë përsëri lejohen udhëtimet drejt Gjermanisë.
Sipas njoftimit, terminet për vizat Schengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se, për hyrje përmes rrugëve ajrore kërkohet një test negativ, një vërtetim që e keni kaluar Covid 19 ose një dëshmi e vaksinimit.
Njoftimi i plotë:
Qeveria Federale me efekt nga data 04.07.2021 ka hequr të gjitha kufizimet e lidhura me Covid 19 për udhëtimet hyrëse për personat me vendbanim në Kosovë. Nga kjo datë, për personat me vendbanim në Kosovë përsëri lejohen udhëtimet drejt Gjermanisë për të gjitha qëllimet e udhëtimit nëse keni një vizë valide. Që nga tani mund të caktoni përsëri termine për viza Schengen në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Ne përpiqemi të ofrojmë sa më shumë termine që është e mundur. Por, për fat të keq kërkesa aktuale tejkalon dukshëm kapacitetet tona. Për hyrje përmes rrugëve ajrore kërkohet një test negativ, një vërtetim që e keni kaluar Covid 19 ose një dëshmi e vaksinimit./arbresh.info/
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...