Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë i është gëzuar rezultatit të fundit të Kosovës në Transparency International lidhur me radhitjen e shtetit tonë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku jemi ngjitur për 17 vende.
“Rezultati i Kosovës është përmirësuar dhe është ngjitur me 17 vende në pozitën e 87-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021. Përgëzojmë qeverinë dhe institucionet”, thuhet në një pjesë të postimit të ambasadës në Twitter.
“Rezultati i Kosovës është përmirësuar dhe është ngjitur me 17 vende në vendin e 87-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021. Ne përgëzojmë qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Lajm i mrekullueshëm pasi presim me padurim që ta vazhdojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë në këtë fushë përmes projektit tonë të rekrutimit dhe prokurimit publik. Le të ngjitemi edhe më të lartë vitin e ardhshëm!”
Ky progres i Qeverisë së Kosovës është përshëndetur sot edhe nga ambasadat e Francës dhe Gjermanisë.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...