Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ishte alivanosur derisa po ecte në Suharekë dhe më pas nga kalimtarë të rastit është dërguar në QKMF në Malishevë, përcjell Arbresh.info.
Pastaj më ndihmën e shpejtë është dërguar në QKUK i cili më pas ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke ecur këmbë ishte alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në QKMF Malishevë, pastaj me ndihmë të shpejtë në QKUK i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore janë marr me rast, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...