Pesë nxënës të shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” të Vushtrrisë sot rreth orës 17:00 kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF të Vushtrrisë, pasi që paraprakisht janë alivanosur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se katër nga nxënësit, që kanë qenë në gjendje më të rëndë, janë dërguar në QKUK në Prishtinë.
Policia, e cila ka dalë në vendngjarje, ende nuk mund të tregojë shkaqet e alivanosjes, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ndoshta bëhet fjalë për helmim me ushqim.
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...