Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidati për deputet Avni Dehari kanë pritur në një takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Në këtë takim Kurti përveç që ka falënderuar ambasadoren për urimin pas rezultatit zgjedhor, ka nda bindjen e tij se qeveria do të formohet shpejtë.
Postimi i plotë:
Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona.
Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani,…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, February 19, 2021
Tragjike në Tiranë, makina përplas për vdekje një 7-vjeçar
Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini
Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kos...
Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Shqipë...
Kurti pret në takim ambasadoren Blitt, riafirmohet partnerit...
Real Madridi detyrohet të kërkojë falje pas një postim me pë...