Albena Reshitaj thotë se vazhdon të jetë pjesë e AAK-së dhe se nëse përjashtohet nga partia, do të qëndrojë si deputete e pavarur.
Deputetja e AAK-së thotë se qëndroi sot në Kuvend për të votuar për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk deshi që zgjedhja të varet nga Beogradi, duke aluduar në Listën Serbe.
“Mund të them me shumë bindje, për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për formimin e institucioneve”, ka thënë Reshitaj
“Ne e kemi dhënë një mesazh sot, se për vendin tonë vendosim vetë”, shtoi ajo.
Deputetja, e pyetur për të ardhmen e saj pasi AAK-ja ishte kundër pjesëmarrjes në votim, ka thënë se akoma është pjesë e partisë.
“Unë jam pjesë e AAK-së, jam nënkryetare e partisë. Ende nuk është mbledhur kryesia e partisë”, ka thënë Reshitaj.
“Unë do të qëndroj deputete e pavarur, por nuk besoj që do të vijë deri te ajo”.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...