Deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili i ka quajtur të ‘gërditshëm’ ish-kolegët e tij partiak në VV.
Ismajli i akuzon për ‘mbajtje të zhagut’ të Hshim Thaçit.
Në një shkrim në Facebook, Fisnik Ismaili, deputet i Kuvendit të Kosovës ka akuzuar partinë e Albin Kurtit se po sulmojnë PSD’në “prej tute se po ua nxjerrim duçat”.
Ismaili thotë se Kurti po ta kishte problemin e vërtetë me presidentin Hashim Thaçi nuk do e ndalte protestën kundër tij “kur u bajke më së nxehti”
Shkrimi i plotë i Ismailit në Facebook:
Sulmi, thojnë, është mbrojtja më e fortë.
Për qata Lëvizja VETËVENDOSJE! me vjet të tana e ka sulmue gjithkë, që me e mbrojtë veten prej gabimeve që i ka ba. Edhe vetë kam sulmue nganjëherë, për me e mbrojtë bërrllogun që e bajshin do tjerë. Deri m’erdhi maje hunde, se u banë shumë rrena, e shumë bërrlog aty.
Me vjet të tana Lëvizja e sulmoi Hashimin me fjalë, por kur ish puna me vepra, secila protestë kundër tij i dështoi, sepse çdo herë e ndali protestën kur u bajke më së nxehti.
Tash një vjet konstant e ka sulmue grupin e vocërr e të parëndësishëm të “tradhtarëve”, për me e mbrojtë veten, prej tute se po ua nxjerrim duçat.
E na kemi hangër të shame, por kemi punue. Rezoutë mbas rezolute, deri erdhi momenti me e kalue rezolutën që ia hjekë Hashimit dialogun prej kontrolli, të cilën s’mujti VV me e arritë me protestën e 29 shtatorit, në të cilën edhe VETË kam dalë.
Qe pse. Sepse Lëvizja që me vjet e mbledhi bërrllogun e PDK-së, është ajo që ia mbajti me vjet Hashimit zhagun.
Kjo video është sulmi jonë, me u mbrojtë prej akuzave të poshtra të këtyne njerëzve të lig.
Me e pasë ju përnime, ishit marrë me Hashimin qe 1 vjet, edhe e kishit ndalë, e jo me do kastraveca që nuk po vlejkan as 2%.
Kjo është dëshmia tjetër që ju, çkado që thueni, nuk e keni përnime.
Po të gerrditshëm jeni ba.
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar