Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova përmes një postimi në Facebook ka shprehur mllefin e tij për shqiptarët siç i quan ai të padinjitet që po ngrisin paralele në mes të shqiptarëve.
Ai thotë se mediat po keqperdorin lirinë e shprehjes duke ngritur propagandë aluduese serbe se shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazizmit.
“Vetëm urrejtja ndaj lirisë që gëzojnë shqiptarët e Kosovës sot dhe vajtimi që nazistët jugosllav nuk e sundojnë më Kosovën mund ta shpjegojë një eskalim të tillë’, ka thënë ai ndër tjerash.
Postimi i plotë:
Vetëm një urryes i madh i kombit shqiptar, vetëm dikush që ndjen përçmim për identitetin shqiptar, vetëm ai që ndjen urrejtje dhe përçmim ndaj vetës së vet pse është shqiptar, ose pse ka ndjerë ndonjëherë të ketë qenë shqiptar, pra vetëm dikush i tillë ka padinjitetin për të ngritur paralele në mes të cilido shqiptar, qoftë edhe atij më të keqit, dhe Adolf Hitlerit, shfarosësit të mbi 6 milion hebrenjëve. Vetëm urrejtja ndaj lirisë që gëzojnë shqiptarët e Kosovës sot dhe vajtimi që nazistët jugosllav nuk e sundojnë më Kosovën mund ta shpjegojë një eskalim të tillë. Por, kot çirren e vajtojnë, titizmi jugosllav dhe fantazmat shërbëtore të komitetit krahinor që na nënshtruan nuk do mund të ringjallen kurrë më në Kosovë. Kjo nuk është liri e fjalës, kjo është liri që ta mundëson media për të vazhduar propagandën aluduese serbe se shqiptarët kanë qenë bashkëpunëtor të nazizmit, mbi të cilën propagandë pastaj kanë justifikuar shtypjen shfarosëse serbe mbi Kosovën e ripushtuar. Do kisha ndje krupë të ulesha në një studio televizive, si gazetar a si çkadoqoftë, me një të tillë të padinjitet.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...