Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të pjesëtarëve të Qeverisë Kurti në detyrë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Në emisionin Info Magazine, ai theksoi se Qeveria në detyrë duhet të deklarojë qartë se do ta respektojë aktgjykimin, në vend që të thotë se do ta lexojë atë.
“Fillimisht jam i dëshpëruar nga deklaratat e Qeverisë në detyrë sepse duhet të lexojmë aktgjykimin. Jo, jo, duhet të thoni: fillimisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
“Natyrisht, duhet të shohim aktgjykimin se çfarë duhet të bëjmë, por mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë për spekulime që dikush të mos respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse minon besimin në demokraci,” tha Rohde.
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n