Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nen paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.
Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...