Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj një mësimdhënësi me inicialet M.H., në shkollën ‘Xhemail Mustafa’ në Prishtinë ,nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit Special, që pas shqyrtimit të provave gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjeve në fuqi.
Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.
Ndërkohë, mësimdhënësi i gjuhës angleze, M.H., akuzohet për përjashtimin e një nxënëseje që refuzoi të hiqte plisin nga koka, si dhe për hedhjen e flamurit kuqezi në bërllok./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen