Aktakuzë ndaj 16 personave

17:20 | 23 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër 16të pandehurve me inicialet, Sh.R., M.M., F.M., G.N., V.H., A.R., O.E., F.B., R.B., Q.M., Sh.B., M.K., S.B., F.Sh., A.Q., A.H.

Prokuroria njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen se kanë kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme