Arrestohen disa persona dhe sekuestrohen lënde narkotike nga një operacione i bërë nga Policia e Kosovës.
Ikramije Bojaxhiu Prokurore nga Prokuroria Themelore, në një konferencë për media ka dhënë detaje, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë departamenti për krime të rënda pas ndërmarrjes së një mori veprimesh hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në Prishtinë si dhe pas aprovimit të urdhrit për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse për disa nga të dyshuarit, nga Gjyqtari i procedurës paraprake ka rezultuar me arrestimin dhe ndalimin e fillimisht katër personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, ndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotroke dhe anaologe, ndërkaq nga informatat që unë i kam prej policisë të njëjtit të dyshuar ngarkohen edhe me vepër të tjera penale siç janë sulm kundër personit zyrtarë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe vepra penale mbajtjeje në pronësi dhe në kontroll armë të paautorizuara.Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim me vendim të Prokurorit të Shtetit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale. Ditën e djeshme janë arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa sot pas ndërmarrjes së veprimeve në terren nga zyrtarët policorë është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuari për disa vepra penale. Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa telefona, disa vetura, para të gatshëm”, ka përfunduar ajo./arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...