Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar, për të debatuar rreth këtyre aksidenteve.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.
Njoftimi i plotë:
“Kontrollimi dhe monitorimi i gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë, bazuar në numrin në rritje të aksidenteve, është dëshmi se nuk po bëhet konform ligjeve të miratuara. Bazuar nga sa u tha më lartë, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar në të cilin do të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve rinj”, thuhet në komunikatë.
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes