Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lënduar

14:22 | 24 Mars 2026
Q L

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha për Reporteri.net zëdhënësi i policisë, Agron Boroci.​