Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë , ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore .
Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç”rast automjeti bie në lumin e fshatit.
Në këtë aksident ,pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë,ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt,ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë pë tetman të mëtejmë mjekësor.
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit. /arbresh.info/
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...