Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe ka ndodhur rreth orës 06:50 saktësisht në fshatin Kliçinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit në Pejë”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se pas tretmanit mjekësorë të gjithë janë liruar, pa lëndime serioze. /Arbresh.info
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim