Aksident në Banullë, goditet këmbësori

12:28 | 4 Nëntor 2016
M. A.

Raportohet se një i dyshuar, përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel Vectra me targa lokale në fshatin Banullë të Lipjanit, në rrethana të panjohura ka goditur këmbësorin.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale