Të shtunën pasdite, zjarrfikësit e qarkut të Baden-it, nuk kishin qetësi. Brenda një ore në Tribuswinkel, (pak kilometra larg Vjenës) kanë ndodhur dy aksidente të rënda. Në të dy aksidentet kanë mbetur të lënduar persona të shumtë, ndër ta edhe fëmijë, shkruan “heute.at”.
Në anën tjetër, albinfo.ch merr vesh se në aksidentin e dytë në të cilin janë përfshirë dy vetura, pasagjerët e veturës Jaguar, (model i vjetër), kanë qenë babë e bir nga Kosova ( të moshës rreth 45 dhe 15 vjeçarë), banues në Vjenë të Austrisë.
Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë transportuar me shpejtësi për në spitalet më të afërta.
Sipas informacioneve të fundit të “albinfo.ch”, gjendja e të lënduarve është ende e rëndë, ndërkohë fatbardhësisht thuhet se jeta e tyre është jashtë rrezikut.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...