Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar

23:18 | 18 Shkurt 2026
E.H

Një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti në fshatin Kutlloc të Mitrovicës.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se hetuesit policor janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti.

Shpërndaje në rrjete sociale