Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmua zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha bëri të ditur se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.
Ai njoftoi se në aksident ishin të përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.
“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Hoxha.
Tutje, ai iu bëri apel që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes.
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore”, tha ai.
“Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë”, tha Hoxha./Arbresh.info
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...