Një polic ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një mjet motorik katërrotësh i Policisë së Kosovës dhe një veturë civile.
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, thotë ai.
Tutje, ai shtoi se në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast.
“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani./Arbresh.info/
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull