Është aksidentuar një veturë dhe një kamionë në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku një person ka mbetur i pa shenja jete.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor.
Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade janë marr me rastin dhe deri ne përfundimin vendshiqimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim te rrugës ne ketë lokacion.
“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku ne autostrada “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaqanik.
Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshire një kamion dhe një automjet.
Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor”, tha ai./Arbresh.info/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare